Adis Selimi është kandidat për deputet në Bundestagun gjerman në zgjedhjet e vitit 2025.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë se Selimi e ka babain nga Mitrovica dhe nënën nga Bosnje e Hercegovina.
Në një postim në Facebook, Ajeti ka thënë se takimin e parë të vitit 2025 e pati me Adisin.
“Takimin e parë të vitit 2025 e nisa me Adis Selimin, një figurë premtuese në politikën gjermane dhe kandidat për deputet në njësinë zgjedhore 106 (Düsseldorf II). I lindur në vitin 1994 në Unterbilk, Adisi vjen nga një familje e përzier – babain nga Mitrovica dhe nënën nga Bosnja dhe Hercegovina. Përmes një angazhimi të vazhdueshëm në politikë, ai tashmë ka filluar të lërë gjurmë të rëndësishme në partinë SPD, nën siglën e të cilën kandidon për deputet”, ka shkruar Ajeti.
Ajeti i ka uruar suksese Selimit në kandidimin e tij.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...