Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen, të afërmit, kolegët dhe bashkëveprimtarët e ish-zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha, pas ndarjes së tij nga jeta.
Në një njoftim të lëshuar nga Presidenca, Osmani tha se Berisha do të mbahet mend për kontributin e tij të çmuar në përfaqësimin e Kosovës dhe shërbimin në interesat e shtetit.
“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha. Ai do të mbahet mend për kontributin e tij në përfaqësimin e Kosovës dhe në shërbim të interesave të Kosovës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe bashkëveprimtarëve! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Anton Berishën”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Anton Berisha, ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni dhe ish-zëvendësministri i Jashtëm, varroset sot, në varrezat katolike në Pejë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...