Një aksident i rëndë me një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Dy mjete janë përplasur kokë me kokë në afërsi të fshatit Zemblak duke sjellë vdekjen e menjëhershme të pasagjeres që udhëtonte në njërin nga mjetet e përfshira në këtë aksident, trupi i së cilës ndodhet akoma brenda mjetit.
Paraprakisht sipas policisë njeri ka njeri nga mjetet ka kryer manovër të gabuar duke sjellë dhe përplasjen e rëndë me pasojë vdekjen e një pasagjereje.
Burime shtojnë se viktima jetonte e punonte në shtetin grek, dhe prej disa ditësh ndodhej pranë familjes për festat e fundvitit, ndërsa ditën e sotme po kthehej në vendin fqinj.
Nga përplasja ka edhe të plagosur të tjerë te cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Korçës./euronews.al
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit