Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj për lëndim trupor, dhunë në familje dhe armbajte pa leje
Siç thuhet në njoftimin e policisë, gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një pistoletë, dy karikatorë me 43 fishekë, një armë pistoletë pneumatike (me sfera) dhe 3 fishekë të armës me gas.
“Me datën 31.12 .2024 rreth orës 00:50 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Komogllavë të Ferizajt me datën 30.12.2024 rreth 22:40 ka ndodhur një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor. Policët e stacionit të Ferizajt menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arrestuar të dyshuarin M.M (M/K) i moshës 59 vjeç, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës–bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa nga i dyshuari, në shtëpinë e tij janë sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pistoletë, dy karikatorë me 43 fishekë, një armë pistoletë pneumatike (me sfera) dhe 3 fishekë të armës me gas”, thuhet në njoftimin nga policia.
Pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.
Rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, “Dhunë në familje” dhe ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës./Arbresh.info/

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...