Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar të rinjtë e Kosovës dhe të mërgatës që të dielën të bashkangjiten në tubimin festiv të fundvitit.
Në njoftimin për media nga VV-ja thuhet se tubimi do të mbahet nga ora 19:00.
“Festojmë me miqtë e Lëvizjes, të rinjtë e Republikës dhe mërgatën tonë shembullore Të dielën, 29 nëntor, në orën 19:00, po e përmbyllim vitin me një festë të përbashkët me të rinjtë e të rejat tona, me të gjithë miqtë e bashkëpunëtorët e Lëvizjes, me mërgatën tonë që na e ka gjallëruar vendin me ardhjen masive të tyre përgjatë festave të fundvitit. Vota e Parë është votë e zemrës! Vota e bashkatdhetarëve është votë për atdheun! Merre shokun e shoqen e gjeneratës, thirre familjarin e mikun që ka ardhur nga mërgata dhe bashkohu në festën tonë të fundvitit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...