Në Azerbajxhan më 26 dhjetor është shpallur ditë zie për të nderuar viktimat nga avioni i pasagjerëve që u rrëzua një ditë më parë në Kazakistan.
Avioni i kompanisë Azerbaijan Airlines kishte 67 persona në bord. Autoritetet kanë thënë se 38 persona kanë vdekur dhe 29 i kanë mbijetuar përplasjes.
Avioni ishte nisur nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, për në Grozni të rajonit rus, Çeçeni. Por, avioni devijoi rrugën dhe tentoi të bënte ulje emergjente afër qytetit Aktau në perëndim të Kazakistanit.
Autoritetet në Azerbajxhan dhe Kazakistan kanë nisur hetimet për të kuptuar shkakun e rrëzimit, teksa është gjetur edhe incizimi nga kabina e pilotit.
Presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, tha se ende është herët të përcaktohet shkaku i rrëzimit të avionit, por sugjeroi se moti i lig mund të ketë kontribuar në incident.
“Informacioni që më është dhënë është se avioni ndryshoi rrugën nga Bakuja për në Grozni për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe u nis drejt aeroportit të Aktaut para se të rrëzohej”, tha ai.
Trump: Irani do të “fshihet nga faqja e dheut” nëse godet an...
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Përparim Rama: Po fillojmë bashkëpunimin me PDK-në në Prisht...
Peticioni për lirimin e çlirimtarëve, Gucati niset për në Ha...
Votohet me 58 vota pro raporti i PE-së për Shqipërinë
Casemiro e mbështet Neymarin: Nëse është në formë fizike, ai...