Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, në një konferencë për media ka kritikuar qeverinë për dështimet në sektorin e energjisë elektrike.
“Janë bërë disa ditë e kjo gjendja po na përsëritet çdo ditë me furnizimin e energjisë elektrike duke marr parasysh të ftohtin që po mbizotron tek ne. LDK e din që sa kohë ka bërë thirrje qeverisë për masa të domosdoshme. Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga jetesa në errësirë përderisa qeveria mbyll sytë para kësaj. Në gjendje të vështirë janë edhe bizneset”, tha ai.
Sipas Azemit, LDK ofron zgjidhje të menjëhershme për sektorin e energjisë dhe insiston se Kosova duhet të ndërtojë kapacitete të reja gjeneruese elektrike.
“LDK ofron zgjidhje të menjëhershme për sektorin e energjisë. Kosova duhet të ndertoj kapacitete gjeneruese elektrike. Qeveria për katër vite ka treguar që nuk ka vizion e as planë për sektorin e energjisë elektrike. Në secilin vit qeverisës të tyre qytetarëve iu është rritur fatura elektrike.”, tha ai./ Arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK