Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në një lokal në lagjen nr 15, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, mësohet se pas një sherri banal midis dy personave brenda ambienteve të lokalit, njëri ka qëlluar në ajër me një armë, e cila mendohet se ka qenë e llojit “Shotgun”.
Ambienti ku ka ndodhur ngjarja funksionon si bar-kafe dhe si bilardo.
Të shtënat kanë vazhduar edhe jashtë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet.
Ndërkohë fektivët e policisë kanë marrë në pyetje personelin e lokalit si dhe personat që kanë qenë dëshmitarë./euronews
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!