Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë dhe Dobërllukë të Vushtrrisë kanë mbetur pa ujë të pijes.
Në njoftimin për media thuhet se arsye për këtë është pëlcitja e gypit kryesor furnizues, që gjendet në Bajskë.
Sipas kompanisë, pa ujë këta banorë do të mbesin deri nesër.
“Për shkak të pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në fshatin Bajskë, fshati Bajskë dhe fshati Dobërllukë mbesin pa ujë të pijes deri nesër kur pritet të sanohet defekti”, ka njoftuar KRU “Mitrovica”./Arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...