Juventusi është rikthyer tek fitoret pas katër barazimeve radhazi në Serie A, duke mposhtur Monzan me rezultat 1-2 në udhëtim.
Të gjithë golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes, me McKennie që i dhuroi epërsinë “Zonjës së Vjetër”, shkruan Arbresh.info.
Ai shënoi në minutën e 14-të. Por kjo epërsi zgjati vetëm tetë minuta pasi Monza barazoi me anë të Birindellit.
Juve vazhdoi sulmit dhe gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë u rikthye në epërsi sërish, ku realizoi Nicolas Gonzales.
Edhe në pjesën e dytë, Juve ishte më e rrezikshme por që nuk gjeti golin. Kurse, Monza pati vetëm dy goditje në portë por asnjëra nga to nuk përfundoi aty ku duhet.
Kështu, Juve rikthehet tek fitorja dhe tashmë ka 31 pikë dhe ndodhet në pozitën e gjashtë, ndërsa Monza mbetet e fundit me 10 sosh./Arbresh.info
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...