Burim Humolli nga ASK-ja ka prezantuar rezultatet e para nga regjistrimi i popullsisë në nivel të komunave.
“Fushë Kosova ka pasur më shumë rritje të popullsisë pasuar me Prishtinën ndërsa rënie ka pasur Prizreni. Prishtina ka numrin më të madh të ndërtesave pasuar nga Prizreni. Numri më i madh i banesave është Prishtina dhe Prizreni pasuar nga Ferizaji. Prishtina ka më së shumti banesa të zbrazura pasuar nga Prizreni”, tha Humolli.
“Popullsia që kanë diploma universitare prinë Prishtina pasuar nga Gracanica. Mënyra kryesore e ngrohjes është stufa pasuar nga ngrohja qendrore. Lloji i transportit që përdoren më së shpeshti për të shkuar në punë, kolegjet është vetura, pasuar me këmbë e autobus”, tha tutje Humolli teksa shtoi se grafitet e tjera gjenden në faqen zyrtare të ASK-së.
Komuna e Prishtinës ka më së shumti banor, pasuar nga Ferizaji, Peja, Gjakovën, Gjilan etj./Arbresh.info/
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...