Policia e Kosovës ka arrestuar një 24 vjeçar, tek i cili ka gjetur armën e zjarrit pistoletë, një karikator pa municion dhe katër fishekë.
“Me datën 16.12.2024, njësiti patrullues i stacionit policor në Prizren VERI, gjatë një pike kontrolli, kane ndalur një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuarin K.P (M/K), i moshës 24 vjeçar, tek i cili kanë gjetur armën e zjarrit pistoletë, një karikator pa municion dhe katër fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Prizren VERI dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa në Suharekë, nga personeli i një shkolle të komunës së Suharekës, është njoftuar se gjatë kontrollit në dy çanta të dy nxënësve të shkollës janë gjetur një (1) armë zjarri me gas dhe një (1) mjet i mprehtë (thikë).
“Njësitet policore relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit. Kanë konfiskuar mjetet e lartcekura dhe kanë intervistuar të dyshuarit në bazë të procedurave ligjore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll, shfrytëzim apo Posedim i pa autorizuar i armës’’, rast i cili është proceduar në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...