Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se sot do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve të granteve te inovacionit, ku 34 biznese do të përfitojnë.
Sipas njoftimit, ato do të nënshkruajnë marrëveshje dhe do të fillojnë implementimin e projektit, shkruan Arbresh.info.
“Vlera e projekteve nga kjo skemë për NVM-të është mbi 2.8 milionë euro, ndërsa përkrahja e MINT/KIESA dhe LuxDev është mbi 1.2 milion euro.”, thuhet në njoftim.
Eventi do të mbahet në ora 10:00 te Qendra e Inovacionit, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Prishtinë./Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...