Një person është plagosur në këmbë me armë zjarri pas një përleshje mes dy grupeve në Fushë Kosovë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të cilët janë dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa viktima, pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.
“Fushë Kosovë 14.12.2024-23:30. Është raportuar për një përleshje në mes dy grupeve ku si pasojë një person mashkull kosovar është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit, i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...