Në një kthesë befasuese të ngjarjeve, Netflix njoftoi se fansat e Squid Game nuk do të kenë më nevojë për një abonim në shërbimin e tij të transmetimit për të luajtur lojën zyrtare për telefona që vjen në iOS dhe Android më 17 dhjetor.
Në fakt, shumë nga titujt e ofruar nga Netflix Games bazohen në seritë dhe filmat e kompanisë, duke përfshirë Emily in Paris, Too Hot to Handle dhe Virgin River.
E të tjerët janë ekskluzivitete të njohura si GTA: San Andreas – The Definitive Edition dhe Hades, shkruajnë mediat e huaja.
Bëhet e ditur se loja më e fundit nga Netflix është Monument Valley 3.
Ndërsa loja e ardhshme është Squid: Unleashed e cila mund të luhet me shumë lojtarë, por me një sërë rregullash shumë të ndryshme.
Squid: Unleashed do t’i nënshtrojë lojtarët ndaj sfidave vdekjeprurëse, e frymëzuar nga seria e famshme Squid Game e cila së shpejti vjen me sezonin e dytë. /Telegrafi/
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...