Finalizohet operacioni policor i koduar “Survey”.
Policia e Shkodrës njofton se është vënë në pranga një 33-vjeçar i cili ishte në kërkim. I riu rezulton i akuzuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
“Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur gjatë operacionit policor të koduar “Survey” dhe kanë vënë në pranga shtetasin 33 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të një hetimi të kryer me metoda speciale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...