Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka uruar gjyqtarin Nexhmi Rexhepi për emërimin në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Përmes një postimi në platformën X, Hovenier shprehu mirënjohje të thellë për ish-kryetaren e kësaj gjykate Gresa Caka-Nimani për siç tha, udhëheqjen e saj në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe pozitës ndërkombëtare të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për një gjyqësor të fortë dhe të pavarur”, shroi tutje Hovenier.
Rexhepi është zgjedhur të martën kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe mandatin ai do ta nisë më 31 dhjetor të këtij viti, pasi kryetares aktuale, Gresa Caka–Nimani, i përfundon mandati nëntëvjeçar i gjyqtares në këtë institucion./Arbresh.info
Congratulations to Judge Nexhmi Rexhepi on his appointment as President of Kosovo’s Constitutional Court (KCC). Deep appreciation to former KCC President Gresa Caka Nimani for her leadership in building the professional capacities and international standing of the KCC. The United…
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 11, 2024
“Mos se fillojnë ndjenjat”, Ludo ngacmon Elijonën dhe Klodin
Macron: Franca po punon për rifillimin e dialogut me Putin
Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje...
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në UP pranohet në K...
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve