Policia e Kosovës ka publikuar një apel drejtuar prindërve dhe komunitetit për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët, me theks të veçantë platformën TikTok.
Sipas policisë, kohët e fundit në TikTok janë shpërndarë sfida të rrezikshme, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës është e fokusuar në mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve andaj apelon për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos platformës TikTok, e cila kohët e fundit ka shpërndarë sfida që paraqesin rreziqe për shëndetin dhe sigurinë e të rinjve. Kjo sfidë është një nxitje për të realizuar veprime përmes lojërave që mund të shkaktojnë lëndime dhe dëmtime të ndryshme”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, policia kërkon mbështetjen e prindërve dhe komunitetit për të ndërgjegjësuar fëmijët dhe adoleshentët për rreziqet që mund të sjellë angazhimi i pjesëmarrjes në këto sfida.
“Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm mbi përdorimin e rrjeteve të ndryshme sociale nga fëmijët e tyre dhe t’i ndihmojnë ata në identifikimin dhe ofrimin e ndihmës për shmangien e përfshirjes se tyre në lojërat e dëmshme dhe të rrezikshme. Policia e Kosovës është e angazhuar në mbështetje të komunitetit dhe të rinjve për një përdorim të sigurt dhe të përgjegjshëm të rrjeteve sociale, dhe i bën thirrje çdo prindi dhe mësuesi të jetë i vëmendshëm dhe të inkurajojë përdorimin e teknologjisë për qëllime pozitive dhe edukative”, thekson policia, e cila në fund ka dhënë një mesazh drejtuar fëmijëve.
“Super heronjtë nuk janë të vërtetë kujdesuni për veten dhe shokët tuaj. Mos u bëni pjesë e lojës që rrezikon jetën”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...
Kthehemi në Hënë, pastaj Marsi: NASA po lanson misionin Arte...
Tahiri thotë se Kurti kishte mundësinë ta zgjidhë presidenti...
Gërvalla takon Palatovën, në fokus reformat në drejtësi