Kryeministrja italiane ka zhvilluar këtë të premte një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Siç thuhet në një deklaratë të qeverisë italiane, “Gjatë bisedës, Meloni përsëriti mbështetjen e plotë që Italia ofron dhe do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës dhe popullit ukrainas, me synimin për të ndërtuar një paqe të drejtë”.
“Të dy liderët, në të njëjtën kohë, shkëmbyen mendime për nismat e ardhshme diplomatike dhe në funksion të Këshillit Evropian. Së fundi, kryeministrja italiane kujtoi aktivitetin e vendit të saj për organizimin e Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, që do të zhvillohet në Qytetin e Përjetshëm, vitin e ardhshëm”, përfundon njoftimi i qeverisë së Romës./abcnews.al
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre