Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar.
Projektligji është miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës, me 60 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.
ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se një ndër çështjet më të rëndësishme është konfirmimi i kushtetueshmërisë së konfiskimit civil.
“Qeveria nuk ka përpiluar një ligj të ri, por vetëm janë adresuar në mënyrë specifike çështjet që Gjykata Kushtetuese i ka konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Duhet theksuar se një ndër çështjet më të rëndësishme është konfirmimi i kushtetueshmërisë së konfiskimit civil”, tha Haxhiu./Arbresh.info/
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë