Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtorit të ndërmarrjes “Sport-Marketing” në Prishtinë, Bardh Krasniqi, për organizim të tregut dimëror “Verë n’Dimër”.
Në padinë e siguruar nga RTKlive, ministri ka thënë se Ministria ka vlerësuar se vendimi është në kundërshtim me dispozitat e ligjit në fuqi. Komuna e Prishtinës, siç ka thënë ai, ka vazhduar me organizimin e festivaleve “Verë n’Dimër” dhe “Akull n’Verë” pavarësisht vendimit të rrëzuar nga Ministria.
Në arsyetim, ministri ka thënë se Rama me dashje nuk e ka pritur vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit të Ministrisë. Ai i ka akuzuar Ramën e Krasniqin për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
“Presim nga organet përgjegjëse shtetërore të trajtojnë keqpërdorimin e prezantuar në këtë Kallëzim Penal e mos lejojnë dëm më të madh përmes lejimit të mëtutjeshëm të zbatimit të vendimit dhe kontratës si rezultat i të njëjtit, që për pasojë dëmton buxhetin e Komunës dhe krijon përfitim për palët e treta”, thuhet në padi.
Hamza: Qeveria të ndalë provokimet dhe keqpërdorimin e shtet...
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para...
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...
Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat ...
Trump paralajmëron Iranin: Durimi im po mbaron, duhet të bëj...