Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se Spitali Universitar i Traumës ka diagnostikuar dhe trajtuar me efikasitet kancerin e kokës së pankreasit, duke bërë procedurën Whipple tek një paciente në Klinikën e Kirurgjisë 1.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama u ka shpreh mirënjohje stafit që realizoi këtë ndërhyrje të suksesshme, përcjell Arbresh.info.
“Sigurojmë diagnostikim të saktë dhe ndërhyrje kirurgjikale me standarde të larta me: Staf të kualifikuar dhe të përkushtuar; Infrastrukturë të avancuar dhe të mirëorganizuar; Teknologji të fundit për diagnostikim dhe imazheri. Mirënjohje stafit mjekësor që realizoi këtë ndërhyrje të suksesshme: Kirurgët: Dr. Dritan Çela, Dr. Valmira Abilaliaj, Dr. Dorina Shtjefni, Dr. Ardian Kurti. Reanimatori: Dr. Dritan Muzha dhe Infermierët: Anxhela Lamce, Arta Prendi, Mirela Heti, Flutura Balla”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn