Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot në Podujevë sot vendosëm gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se në bazë të kontratës dhe sipas zotimit të operatorit, punimet do të përfundojnë për 14 muaj, shkruan Arbresh.info.
“Me një sipërfaqe prej 5247 m2, objekte i ri do të ketë 18 dhoma për mësim praktik, 15 dhoma për atë teorik dhe 17 tjera për personelin e shkollës, logjistikë, dhe organizime tjera.”, tha ai.
Kryeministri Kurti theksoi se vlera e investimit është 2.43 milionë euro.
“MASHTI-i do të kontribuojë me 1.8 milionë euro, kurse Komuna me 630 mijë euro.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...