Gjatë qëndrimit në Gjermani, kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka takuar yllin kosovar të futbollit, Granit Xhaka.
Ky i fundit, i ka dërguar dhuratë një fanellë të firmosur kryetarit të PDK-së, Mamli Krasniqit përmes Hamzës, transmeton Arbresh.info
“Mërgata e ka nda mendjen se Kosova mundet ma mirë. Pata mundësi ta takoj edhe yllin e futbollit dhe mikun tënd, Granit Xhakën dhe këtu e kam një porosi prej tij për ty”, ka thënë Hamza.
Krasniqi ka shprehur falënderime për Xhakën dhe tërë mërgatën për mbështetjen për PDK-në.
“Yjet si Graniti kanë qenë gjithmonë dhe vazhdojnë me qenë inspirim për të gjithë, sepse me puën dhe suksesin që e kanë arritur janë bërë shembuj të mirë. Neve na mbetet me i përvjelë mëngët dhe me punu për t’i realizuar qëllimet që i kemi bashkë”, ka thënë lideri i PDK-së./Arbresh.info


Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...