Kryesia e Kuvendit do të mbajë takim sot ku në rend të ditës janë mbi 50 pika.
Diskutim në këtë mbledhje të kësaj trupe të kuvendit nga ora 11:00 do të ketë edhe për një seancë të shtyrë qysh nga maji i këtij viti.
Gjithashtu si pikë është renditur edhe shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.
Aty do të vendoset edhe për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të filluar një muaj më parë për debatin parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit dhe për 21 pika të tjera të rendit të ditës, shumica prej tyre projektligje të mbetura nga dy seanca ajo e 31 tetorit dhe e 4 nëntorit.
Ndërkohë, janë 30 pika si propozim për seancën e re disa prej tyre marrëveshje ndërkombëtare.
Gjithashtu aty është renditur edhe Projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, i cili kishte dështuar disa herë të votohej në Kuvend.
Ndër të tjera për shqyrtim do të jetë edhe projekt-deklarata për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës, e shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar , degradimi i institucioneve të sigurisë, e shumë çështje të tjera.
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...