Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në konventën politike të Nismës Socialdemokrate.
Haradinaj ka thënë se koalicioni ynë është opsioni i vetëm për të arritur synimet tona dhe për ta bërë realitet një Kosovë fituese, transmeton Arbresh.info
“Iu bashkova sot partnerëve të Koalicionit në konventën politike të Nismës Socialdemokrate. Koalicioni ynë, i përbërë nga figura të dëshmuara që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë e lavdishme të Kosovës, është opsioni i vetëm për të arritur synimet tona dhe për ta bërë realitet një Kosovë Fituese, ëndërr e shumë gjeneratave”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO do të sjellë kthesën e madhe.
“Anëtarësimi direkt në NATO, jo vetëm si aspiratë, por edhe si proces përmes Planit Aksional, do të sjellë kthesën e madhe – jo vetëm në siguri, por edhe në ekonomi dhe në çdo sferë tjetër të jetës. Ju sigurojmë se do ta bëjmë realitet. Nuk është veç fjalë. Çdo herë kemi dëshmuar se mund ta bëjmë”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info
Dy të arrestuar pas hedhjes së eksplozivit pranë shtëpisë së...
Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...