Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Nga sot do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në kalendar është paraparë që të mbahen seanca katër ditë me rradhë.
Është raportuar se Sokol Dobruna dhe Halil Qadraku do të jenë dy dëshmitarët e radhës në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë udhëtuar drejtë Hagës.
Në këtë proces gjyqësore deri më tash kanë dëshmuar mbi 100 dëshmitarë. Nga lista që ka tani, Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës i kanë mbetur edhe 43 dëshmitarë për t’i thirrur që të dëshmojnë fizikisht në sallën e gjyqit në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Një pjesë e madhe e këtij procesi gjyqësor ka kaluar në seanca të mbyllura për publikun dhe me dëshmitarë të mbrojtur./rtk
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale
OEK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRrE-së për dëmtim të bizn...