Një pjesë e Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, sonte është shndërruar në ngjyrë vjollcë, duke shënuar në mënyrë simbolike, 17 nëntorin, Ditën Botërore të foshnjeve të lindura para kohe.
Sipas njoftimit, përveç ngjyrës vjollcë, që simbolizon ndjeshmërinë dhe veçantinë, linja e çorapeve është bërë një simbol i Ditës Botërore të foshnjave të lindura parakohe, shkruan Arbresh.info.
“Çorapet e vogla purpur, të rrethuar nga nëntë çorape bebush të plotë e simbolizojnë, 1 në 10 fëmijë që lindin. Kjo datë është një nga ditët më të rëndësishme të vitit për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat dhe barrën e lindjes para kohe në mbarë botën.”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
SHSKUK njofton se sipas statistikave nga profesionistët shëndetësorë, rreth 15 milionë foshnja lindin para kohe çdo vit, që përbën rreth një, në 10 foshnje të lindur parakohe në mbarë botën./Arbresh.info/
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...