Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se deri në fund të vitit do të fillojë Screeningu neonatal.
Ai tha se ky është një komponent mjaft i rëndësishëm për dedektimin e hershëm të sëmundshmërisë te foshnjet, shkruan Arbresh.info.
“Raporti i Progresit i ka konstatuar disa nga ato që thatë ju dhe lidhen me ato që i përmenda më herët, me infrastrukturën joadekuate, trajnime joadekuate dhe ndonjëherë edhe aparatura të tjera joadekuate. Për pjesën e vdekshmërisë së foshnjeve kam kënaqësinë të njoftoj se deri në fund të vitit do të fillojë screening-u neonatal”, tha ai para gazetarëve te inspektimi i punimeve në Klinikën Hemato-Onkologjisë dhe Nefrologjisë./Arbresh.info/
Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adr...
Fondacioni i Sarah Ferguson mbyllet pas zbulimit për lidhjet...
Protestë të premten kundër paralajmërimeve për shtrenjtimin ...
GO+ Peja mposhtet nga Vllaznia në Ligën Unike
Rreth 900 lindje më shumë në 2025-ën
Prishtina e Re zyrtarizon transferimin e Leart Zekollit