Për nder të Ditës Botërore të Diabetit, ndërtesa e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës është ndriçuar me ngjyrë të kaltër, që simbolizon luftën kundër diabetit.
Në njoftimin nga IKSHPK-ja thuhet se kjo ditë na kujton rëndësinë e ndërgjegjësimit për diabetin dhe nevojën për të mbështetur të gjithë ata që jetojnë me këtë sëmundje.
“Bashkohuni në fushatën tonë për një shoqëri mirë të informuar dhe të përkushtuar në parandalimin dhe kontrollin e diabetit. Bashkë mund t’i parandalojmë dhe përballojmë sfidat e diabetit! “, thuhet në njoftimin e këtij instituti./Arbresh.info/


Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adr...
Fondacioni i Sarah Ferguson mbyllet pas zbulimit për lidhjet...
Protestë të premten kundër paralajmërimeve për shtrenjtimin ...
GO+ Peja mposhtet nga Vllaznia në Ligën Unike
Rreth 900 lindje më shumë në 2025-ën
Prishtina e Re zyrtarizon transferimin e Leart Zekollit