Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka vizituar Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës, ku ka parë qindra materiale që dëshmojnë krimet e kryera në Kosovë.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, ai ka theksuar se ruajtja e këtyre materialeve është një punë jetike dhe vendimtare, jo vetëm për historinë, por edhe për drejtësinë.
“Faleminderit për dëshmitë që keni ndarë. Ky proces nuk është i lehët por është jetësor për ta dokumentuar dhe për të ndihmuar drejtësinë. Ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit të përbashkët për të mbrojtur kujtesën tonë kolektive. Andaj për raste si kjo, kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë tonë”, tha ai./Arbresh.info
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...