Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar përfituesit e projektit “Furnizimi dhe Montimi i Serrave”.
Sipas njoftimit të komunës, ky projekt është dëshmi e përkushtimit për mbështetjen e prodhimit vendor, shkruan Arbresh.info.
Tutje, kanë shkruar se në këtë mënyrë do t’i fuqizojnë fermerët e kryeqytetit, kështu duke i dhënë ekonomisë së Kosovës një nxitje të re.
“Këtë vit, ka filluar shpërndarja e serrave si subvencione në formë të grantit për fermerët e Kryeqytetit, duke i fuqizuar ata dhe duke i dhënë ekonomisë sonë lokale një nxitje të re. Kryetari, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e bujqësisë, Donjeta Dragusha, vizituan përfituesit e projektit “Furnizimi dhe Montimi i Serrave”, që është dëshmi e përkushtimit për mbështetjen e prodhimit vendor!”, thuhet në postimin e komunës./Arbresh.info/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë