Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Shqipëri kanë vlerësuar hapjen e negociatave për kapitujt e parë me BE. Nga Korça, ambasadorët kanë vlerësuar përparimin e Shqipërisë, ndërsa shtojnë se në procesin e integrimit duhet të përfshihen të gjitha palët politike dhe shoqëria civile. Pjesë e vlerësimit ishte edhe puna e bërë deri më tani nga SPAK.
Ambasadori gjerman Karl Bergner, u shpreh se hapja e kapitujve është moment besimi që Bashkimi Europian i jep Shqipërisë.
“Ne jemi të lumtur për hapat e rinj të Shqipërisë në BE. Është moment besimi që BE i jep Shqipërisë me hapjen e kapitujve, procesi i vërtetë ka nisur. Vlerat e Bashkimit Europian po bashkohen me shoqërinë shqiptare. Institucionet e drejtësisë si SPAK dhe të tjerët janë pjesë e procesit të integrimit, ne mbështesim ato, punën e tyre. Ne vlerësojmë punën e SPAK”, u shpreh Bergner.
Edhe ambasadorja franceze Catherine Suard tha se vendi i saj mbështet integrimin e plotë të Shqipërisë dhe do të ofrojë ndihmën e saj në të gjitha proceset transformuese të vendit.
“Ashtu si e theksoi presidenti Macron ne vizitën e tij në Shqipëri, jemi të lumtur për hapat e Shqipërisë në BE dhe jemi të bindur që ato do vazhdojnë. Procesi i integrimit është i rëndësishëm transformimi i shoqërisë shqiptare. Në këtë proces transformimi, Franca dhe Gjermani u japim ndihmë. Besoj se jemi dakord që ne mbështesim punën e SPAK, BE e mbështet në punën e rëndësishme që po bën”, tha Suard.
/rtsh.al/
Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale
Netanyahu kërkon që qeveria britanike të ndërmarrë veprime p...
Ramiz Lladrovci nderon 280 martirët nga Verboci
310 gjoba për motoçiklistët gjatë prillit në Pejë
Komunat në kolaps financiar: Mbi 344 milionë euro të humbura...
Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...