Komiteti i Gjyqtarëve (CTA) kanë qëndruar me vendimin për të anuluar golin e Robert Lewandowskit për pozitë jashtë loje ndaj Real Sociedadit të dielën, duke thënë se teknologjia i shuan të gjitha dyshimet.
Sipas Mundo Deportivo, asyetimi i CTA-së është se sistemi që përdoret për detektimin e pozicioneve jashtë loje, përdor 10 kamera më shumë se sa mbulimi që bëjnë televizionet, teksa kanë 29 pika të përndjekjes së futbollistëve.
Ata kanë refuzuar idenë se teknologjia mund të ketë habitur trupat e lojtarëve, përkundër fotografive që tregojnë krahun e Lewandowskit dhe atë të Nayef Aguerd.
Pamjet gjithashtu duket se shfaqin këmbën e Lewandowskit para asaj të Aguerd, përkundër se është zbuluar që sulmuesi polak ka numrin 44.
Aguerd në anën tjetër vesh atlete me numër 43, që do të thotë se atletet e tij mund të kenë qenë maksimumi një centimetër më të shkurtra se ato të Lewandoëwskit.
Relevo raporton se dallimi në foto mund të shihet për faktin se pamjet e publikuara nga televizori nuk e shfaqin atë që është parë me sistemin ‘Hawkeye’.
Ato dhurojnë një kornizë të zmadhuar të aksionit, por edhe aty gjithashtu, nuk duket plotësisht e qartë nëse këmba e Lewandowskit ishte në një pozicion më të avancuar ose jo në krahasim me atë të Aguerd.
Ky rast duket se do të diskutohet edhe në vazhdim nga mediat spanjolle, teksa kujtojmë se lojtarët e Barcelonës kanë kërkuar që situata të sqarohet sa më parë që të jetë e mundur./Telegrafi/
Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...