Liverpooli ka marrë një lajm të mirë sa i përket përpjekjeve të tyre për të transferuar mesfushorin e Real Madridit, Aurelien Tchouameni.
Gjiganti anglez është vënë në alarm nga mundësia që reprezentuesi francez të largohet nga kryeqyteti spanjoll në fund të sezonit.
‘Los Blancos’ po synojnë që të shkurtojnë ekipin e tyre para transferimeve të reja në vitin 2025 dhe Tchouameni po shikohet si njëri prej lojtarëve i cili mund të largohet.
Ai mund të përshtatet për mrekulli tek Liverpooli, pasi ata tashmë janë vënë në kërkim të një mesfushori me tipare defanzive pasi nuk arritën transferimin e Martin Zubimendit.
Përditësimi i fundit bën me dije se Liverpooli tashmë ka marrë ‘dritën e gjelbër’ për të dërguar një ofertë dhe për të hapur negociatat me Realin.
Sipas një raportimi nga Football365, Tchouameni thuhet se ka mbetur i mërzitur nga fishkëllimat që tifozët e Real Madridit i kanë bërë atij gjatë këtij muaji.
‘Të Kuqtë’ nuk do të plotësojnë kërkesën e Realit për të paguar 100 milionë euro për kartonin e tij, por një marrëveshje kompromisi është një opsion për të dyja klubet./Telegrafi/
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...