Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka biseduar me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tri herë gjatë ditëve të fundit për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për “kërcënimin iranian” ndaj sigurisë së Izraelit, tha zyra e Netanyahut të dielën.
“Në ditët e fundit, kam biseduar tri herë me presidentin e zgjedhur Donald Trump…për thellimin e aleancës së fuqishme mes Izraelit dhe SHBA-së”, tha Netanyahu, sipas zyrës së tij.
“Ne pajtohemi për kërcënimin iranian në çdo aspekt”, shtoi ai, sipas njoftimit.
Uashingtoni është aleati kryesor i Izraelit dhe mbështetësi më i madh ushtarak.
Zgjedhjet në SHBA u mbajtën në një kohë kritike për Lindjen e Mesme, ku Izraeli është duke kryer luftë në Gazë dhe në Liban.
Analistët besojnë se Netanyahu kishte shpresuar në kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, duke ditur miqësinë e kamotshme personale mes tyre, si dhe duke e parë qëndrimin e ish-presidentit karshi armikut të përbetuar të Izraelit, Iranit.
Gjatë mandatit të parë, Trumpi e zhvendosi Ambasadën amerikane në Jerusalem, e njohu sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e okupuara të Golanit, si dhe i ndihmoi Izraelit t’i normalizojë marrëdhëniet me disa shtete arabe bazuar në të ashtuquajturat Akordet e Abrahamit./REL
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...