Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka përgëzuar Donald Trumpin për zgjedhjen e presidentit të 47-të të ShBA-së.
Me anë të një postimi në X, Scholz ka thënë se Gjermania dhe SHBA-ja kanë punuar bashkë për një kohë të gjatë për të promovuar prosperitetin dhe lirinë në të dy anët e Atlantikut.
“E përgëzoj Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i Amerikës. Gjermania dhe ShBA-ja kanë punuar së bashku me sukses për një kohë të gjatë në promovimin e prosperitetit dhe lirinë në të dy anët e Atlantikut. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Scholz./Arbresh.info
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...