Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Mavrovë ku në orën 7:30 janë matur – 13 gradë në Mavrovë, -12 janë matur në Lazaropole, -11 në Pozharan dhe Krushevë, -10 në Gjurishte, -9 në Pozharan, -8 në Topollçan dhe Pretor, -7 në Dibër, Kriva Pallankë dhe Berovë, -6 në Prilep, -5 në Ohër, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë, -4 Shkup-Zajçev Rid, Shtip dhe Vinicë, -3 në Kavadar, Strumicë, Shkup Petrovec, -2 Dojran dhe në Demir Kapi.
Më shumë borë ka rënë në Mavrovë 49 centimetra, 33 në Lazaropole, 29 në Pozharan, 25 në Berovë, 23 në Krushevë, 17 në Gjurishte, 16 në Topollçan, 15 në Tetovë, 11 në Pretor, 10 në stacionin matës Pozhar, Manastir, Kriva Pallankë, 9 në Shtip, 5 në Ohër dhe Strumicë dhe 3 centimetra në Prilep dhe Vinicë.
Në pjesën më të madhe të vendit paradite mbizotëron mot me vranësira dhe i ftohtë, ndërsa në pjesët jugperëndimore dhe juglindore me vranësira të matura. Fryen erë mesatare deri e përforcuar veriperëndimore, posaçërisht në luginën e Shkupit dhe Shtip, ku era në disa momente arrin shpejtësi prej 45 deri në 60 km/h. Në pjesët malore perëndimore ka ende të reshura të borës.
Moti sot do të jetë me vranësira mesatare, i ftohtë dhe me erë të matur në të përforcuar nga veriperëndimi, veçanërisht përgjatë Vardarit dhe pjesëve lindore. Paradite në pjesët malore perëndimore me të reshura të borës. Temperatura e ditës do të lëvizë nga minus gjashtë deri minus një gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë të matur deri e përforcuar veriperëndimore. Temperatura më e lartë do të arrijë deri në – 3 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot stabil dhe ftohtë, posaçërisht të martën dhe të mërkurën kur temperatura e mëngjesit në disa vende do të biejnë nën -12 gradë. Celsius. Rritje graduale të temperaturave ditore pritet të mërkurën
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova
Sot hyjmë zyrtarisht në stinën e verës
Jamie Shea: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jasht...
Osimhen i vendos ultimatum Juventusit
Irani publikon shifrat zyrtare: 430 të vrarë dhe 3,500 të pl...
Zhduket vajza 4-vjeçare në plazhin e Golemit, prindërit në k...