Real Madridi do të luaj nesër sfidën e xhiros së katërt ndaj Milanit në Champions League.
Para ndeshjes ndaj “Rosonerëve”, në konferencë për media ka dal trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti, shkruan Arbresh.info.
Këtë ndeshje ai e cilëson si të veçantë pasi do të ndeshet ndaj ish-klubit të tij.
Italiani ka udhëhequr klubin kuqezi nga viti 2001 deri në 2009 ku e ka fituar Champions Leaguen dy herë.
“Do të jetë një ndeshje e veçantë duke pasur parasysh të kaluarën time”, tha Ancelotti për Sky në Itali të hënën.
Ndër të tjera ai ka folur pak edhe për ekipën kundërshtare.
“Unë mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë. Milani nuk e ka nisur mirë, por ata kanë një skuadër të mirë me shumë talent”, përfundoi ai.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Milanos luhet në “Santiago Bernabeu” dhe nis me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...