Pas mbledhjes së Kryesisë së kuvendit, LDK dhe AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë buxhetin për vitin 2025, e cila do të diskutohet të hënën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.
Këtë, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila nuk e sheh si problem teksa thotë se mund të arrijnë të miratojnë ligje edhe pa opozitën për shkak të shumicës parlamentare që posedojnë.
“Nuk është asgjë e re, në fakt nëse e shikoni paternin e partive të opozitës në asnjë nga të gjitha miratimet që kanë ndodhur në këtë legjislaturë s’ka marrë pjesë. Ne po, e kemi shumicën parlamentare, siç e keni parë edhe javën e kaluar në votimet e thjeshta arrijmë të miratojmë ligje dhe vendime të tjera. Për opozitën nuk kam çka të them, kanë vendosur një rrugë tjetër, është çështje e vendimmarrjes së tyre”, deklaroi Kusari – Lila në konferencën për media.
Ndryshe, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që më 11 nëntor (e hënë) me fillim nga ora 10:00 do të mbahet seanca plenare ku në rend të ditës është vetëm një pikë, ajo e buxhetit për vitin 2024./Arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...