Inter ka arritur të shënoj fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Venezias në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.
Një ndeshje dramatike e cila prodhoi gjithçka në pjesën e dytë, pasi 45 minutëshi i parë u mbyll pa gola\, shkruan Arbresh.info.
Gjashtë minuta pas nisjes së etapës së dytë, Mikitaryan realizoi gol, mirëpo u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje.
Interi nuk u dorëzua dhe vazhdoi sulmet, teksa në minutën e 65-të, gjeti golin sërish përmes Lautaro Martinezit.
“Buzëqeshja”, Interit iu ngri për disa momente në minutën e tetë shtesë, kur Sverko realizoi golin e barazimit për Venezias.
Por fal rishikimit në VAR, ky goli doli që të jetë i parregullt pasi lojtari i Venezias kishte luajtur me dorë fillimisht.
Kështu goli u anulua dhe ndeshje përfundoi me Interin që arkëtoi tri pikë të mëdha dhe tani është vetëm një pikë larg Napolit liderë.
Pas 11 xhirosh, Interi ka 24 pikë kurse Venezia është e 18-ta me tetë sosh./Arbresh.info
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...