Policia e Kosovës ka shqiptuar 6 mijë e 242 gjoba përgjatë muajit tetor në Ferizaj.
Në njoftimin për media thuhet se janë hequr edhe 57 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor gjatë muajit tetor- 2024:
– Tejkalim i shpejtësisë, 2242 gjoba
– Parking i parregullt , 1082 gjoba
– Mos respektimi i shenjave të komunikacionit, 473 gjoba
– Mos mbajtja e distancës në mes të automjeteve, 136 gjoba
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 130 gjoba
– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 119 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 89 gjoba
– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 77 gjoba
– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 7 gjoba,
– Të tjera, 1887 gjoba
Kurse gjatë muajit tetor-2023 ishin shqiptuar 6336 gjoba për kundërvajtje, apo një zbritje për – 1.42 % më pak në këtë vit./Arbresh.info/
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...
Ministria e Drejtësisë së RMV: Provimi i jurisprudencës jepe...
Irani refuzoi propozimin për armëpushim, vjen menjëherë përg...
Super paraqitje e ‘Krabenit’, FUT kualifikohet në play-off t...
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin ...
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...