Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar edhe sot seanca e shqyrtimit gjyqësore ndaj Andi Pajaziti, i cili akuzohet për vrasjen e Kastriot Ramadanit, më 4 gusht 2023, në lokalin “Bon Vivant” në kryeqytet.
Pajaziti është sjellë në seancë nën masa të rrepta sigurie, raporton Arbresh.info.



Në sallë po qëndrojnë familjarët e viktimës, e po ashtu edhe familjarët e të akuzuarit.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 21 qershor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit lidhur me vrasjen e 4 gushtit 2023 në lokalin “Bon Vivant”.
Pajaziti ngarkohet për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” pasi që sipas Prokurorisë nga tronditja që kishte marrë prej tani të ndjerit K.R., i akuzuari pa fajin e tij dhe pa menduar për pasojat e kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë në drejtim të K.R./Arbresh.info/
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë