Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se është hapur konkursi për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci tha se vlera e bursave është 300 euro për një vit mësimorë ndërsa do tu ndahen 500 nxënësve, përcjell Arbresh.info.
“500 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Me qëllim të mbështetjes financiare për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian kemi hapur konkursin për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta të këtyre komuniteteve për vitin shkollor 2024/2025”, ka shkruar Nagavci.
“Bursat ndahen për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të, 11-të, 12-të, të arsimit të mesëm të lartë, gjimnaze dhe shkolla profesionale në Republikën e Kosovës. Shuma e bursës është 300 euro për një vit mësimor. Konkursi do të jetë i hapur deri më 11.11.2024”, tha tutje Nagavci.
“Ministri e Arsimit do të vazhdojmë mbështetjen përmes politikave dhe programeve të cilat sigurojnë arsimim kualitativ për të gjithë nxënësit pa dallim”, shtoi në fund ministrja Nagavci./Arbresh.info
Detajet e konkursit i gjeni në këtë link: https://shorturl.at/n0gjQ
Seanca e së hënës, Cakolli: Shkelje e pastër kushtetuese
Hyseni e VV-së fton opozitën t’i bashkohet ‘‘raundit të dytë...
Zgjedhja e presidentit, Hamza: Jemi përballë një akti të rre...
Miftaraj: Haxhiu po tenton krijimin e kuorumit artificial pë...
Elisa Spiropali i përgjigjet Ramës: Më përjashto
Kandidatura e Feride Rushiti në qendër të vëmendjes, reagon ...