Golden Eagle Ylli ka fituar me rezultat të ngushtë 83-79 sfidën e xhiros së shtatë në elitën e basketbollit kosovar ndaj Proton Cable Prizrenit.
Ndeshja ishte e baraspeshuar nga fillimi deri në fund me Yllin që pati epërisnë në shumicën e kohës, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë u mbyll 40-34 në të mirë të vendasve, kurse Prizreni u rikthye në periudhën e tretë, ku e fitoi me katër pikë diferencë.
Por fundi ishte sërish në anën e vendasve ku e mbyllën me katër pikë diferencë për të shënuar fitore.
Më i dalluari në triumfin e suharekasëve ishte i zakonshmi Terrell Broën me 24 pikë, teksa lojë të mirë bën edhe Arian Çallaku e Gëzim Morina që luajtën me nga 16 pikë secili.
Kurse për prizrenasit i pamjaftueshëm për të shmangur humbjen ishte kontributi i dyshes Johnson e Smith Jr.
Johnson realizoi 18 pikë teksa Smith shtoi edhe 17 tjera.
Pas shtatë xhirosh, Ylli ka katër fitore e tri humbje kurse Prizreni dy fitore e pesë humbje./Arbresh.info
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...