Bashkimi ka arritur fitoren e shtatë në po aq ndeshje në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Pejën në “Karagaç”, me rezultat 66-71.
Ndeshja nuk nisi aspak mirë për prizrenasit që humbën çerekun e parë me rezultat 26-11, mirëpo u rikthyen fuqishëm në periudhën e dytë për të fituar me rezultat 13-28, shkruan Arbresh.info.
Kështu pjesa e parë mbaroi me rezultat 39-39.
Në dy çerekët e tjerë Bashkimi triumfoi dhe arriti fitoren e shtatë radhazi në elitë.
Më i dalluari ishte Lejson Zeqiri me 18 pikë i ndihumar nga Samir Zekiqi dhe Ëhite me nga 13 sosh.
Për Pejën, Ëells ishte i vetmi që shënoi pikë dyshifrore 10 sosh, teksa vlen të theksohet se luajti dhe Dardan Berisha i cili u rikthye tek Peja ditë më parë.
Pas shtatë ndeshjesh, Bashkimi është lider me 14 pikë, teksa Peja është e pesta me 9 sosh.
Ndeshjen e ardhshme prizrenasit e luajnë ndaj Trepçës në Mitrovicë, kurse Peja pret në shtëpi Vëllaznimin./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Pse Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimi...
“Pendohem për afrimin me Jozin në Big Brother” – Loredana tr...
Shpërthim i fuqishëm në Diell
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump diagnostikohet me një sëmund...