Ministria e Jashtme turke ka lëshuar një deklaratë ku dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit ndërsa i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë qeverinë e Benjamin Netanyahut.
Ministria argumenton se Izraeli po planifikon të aneksojë Bregun Perëndimor, po kryen gjenocid në Gaza dhe po e çon rajonin në një luftë më të gjerë.
“Izraeli, i cili po kryen gjenocid në Gaza, i cili po përgatitet të aneksojë Bregun Perëndimor dhe që po vret civilë çdo ditë në Liban, me këtë sulm tani po e sjell rajonin tonë në prag të një lufte më të madhe. Tani është e qartë se përfundimi i terrorizmit izraelit në rajon është bërë një detyrë historike për vendosjen e sigurisë dhe paqes ndërkombëtare.
Prandaj, i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për zbatimin e ligjit dhe ndalimin e qeverisë së Netanyahut. Si Republika e Turqisë, ne përsërisim se nuk duam më shumë luftë, dhunë dhe paligjshmëri në rajonin tonë. Për të rivendosur paqen në Lindjen e Mesme, është e domosdoshme që vendet në rajon dhe aktorët jorajonalë të miratojnë një qëndrim racional dhe të matur.”, thuhet në deklaratë./abcnews.al
“Kur luajmë në shtëpi, jemi favoritë” – Arbeloa ...
Aksident tragjik në Vjenë, vdes një 17-vjeçare
Haradinaj: S’është ka më intereson me e taku Abdixhikun e me...
MINTI publikon çmimet e reja të derivateve për 7 prill: Dize...
Azemi i LDK-së dorëzon në Polici dosjen për njehsorët e rrym...
Grupi humanitar i OKB paralajmëron për përkeqësim të situatë...