Pas skandalit të MPJD-së, Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se pushteti aktual po tregon paaftësi të thellë dhe dështime të njëpasnjëshme.
Sipas tyre, përveçse nuk i ka sjellë Kosovës asnjë njohje të re apo anëtarësim ndërkombëtar, nuk arrin të menaxhojë asnjë proces kaq të thjeshtë siç është posta diplomatike.
“Keqmenaxhimi dhe mungesa e kompetencës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas raportimeve të mediave ka çuar në humbjen e 400 pasaportave të mërgimtarëve, mbi 160 letërnjoftimeve dhe vendimeve për shtetësinë. Me taksat e qytetarëve, MPJD paguan çmime të larta për dërgesat diplomatike, gjashtë herë mbi çmimin e tregut, por përsëri dështon, ashtu si në çdo proces tjetër”, thuhet në reagimin e tyre.
Tutje, LDK thotë se kjo Ministri e cila i ka lënë fajin operatorit ekonomik për këtë skandal, ka për obligim që të sqarohet për këtë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës është thellësisht e shqetësuar nga ky dështim i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në ofrimin e shërbimeve të rëndësishme si posta diplomatike, veçanërisht në rastin ku është paguar shumëfish më shtrenjtë për një tender, i cili në fund rezulton i dështuar.
Qytetarët tanë meritojnë respekt, transparencë dhe një qeveri që i jep përparësi nevojave të tyre. LDK angazhohet për të adresuar këto çështje, duke i siguruar çdo qytetari se jemi këtu për t’i shërbyer vendit. Ndryshimi po vjen!”.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...