Pasuria e sipërmarrësit amerikan Elon Musk u rrit me 33.5 miliardë dollarë pas publikimit të raportit të favorshëm të kompanisë së tij Tesla për tremujorin e tretë 2023 që nxiti rritjen e aksioneve. Kompania raportoi fitimin e saj më të lartë që nga vera e vitit 2023, dhe Musk deklaroi se ai pret një rritje të dërgesave të automjeteve Tesla me 20 deri në 30 për qind në 2025, sipas Bloomberg të Nju Jorkut.
Pasuria e Musk u rrit në 270 miliardë dollarë pas rritjes së aksioneve dhe forcoi pozitën e tij si njeriu më i pasur në botë në listën e miliarderëve të Bloomberg – 61 miliardë dollarë përpara themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, i renditur në vendin e dytë. Shefi ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, i renditur në vendin e tretë, ka 201 miliardë dollarë në asete, dhe pesëshja e parë përfshin ish-CEO i Oracle, Larry Ellison me 186 miliardë dollarë dhe CEO i LVMH Group, Bernard Arnault me 181 miliardë dollarë.
Lista e dhjetë njerëzve më të pasur në botë përfshin gjithashtu bashkëthemeluesin e Microsoft-it, Bill Gates, bashkë-themeluesin e Google, Larry Page, ish-drejtorin e Microsoft-it, Steve Ballmer, investitorin Warren Buffett dhe një tjetër bashkëthemelues të Google, Sergey Brin./abcnews.al
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren