Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi konferencën vjetore DokuTech, që po mbahet në hapësirat e TechPark, në Bernicë. Këtë vit ajo po shënon edicionin e saj të 11-të, si një nga ngjarjet kryesore të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.
Konferenca DokuTech mbledh liderë të mendimit, teknologë, inovatorë dhe ndërmarrës nga Kosova dhe jashtë vendit për të hulumtuar dhe diskutuar ndërthurjen e teknologjisë, kulturës dhe ndryshimeve sociale, shkruan Arbresh.info.
“Në kuadër të kësaj ngjarjeje, kryeministri Kurti vizitoi aktivitetin DIY (Do It Yourself), ku pati rastin të takojë dhe bashkëbisedojë me nxënës dhe studentë të talentuar që prezantuan projektet e tyre inovative në teknologji moderne, si inteligjenca artificiale, robotika dhe realiteti virtual/augmentar”, thuhet në njoftim.
“Nga ky edicion, DokuTech është bërë pjesë e nismës OctoberTech, e cila përfshin edhe KOSICT dhe GrowthTank, duke e vendosur atë brenda një kuadri më të madh të ngjarjeve teknologjike të mbështetura dhe bashkëfinancuara nga Qeveria e Kosovës. Kjo nismë synon të nxisë zhvillimin digjital dhe teknologjik të vendit, si dhe të mbështesë potencialin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit për rritje dhe eksport”/Arbresh.info/

Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...